U gjet i pajetë në një kanal në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. 34-vjeçari është identifikuar si Indrit Ndoj. Nga policia mësohet se viktima kishte në këmbë një plagë me armë zjarri. Ai është gjetur në një kanal afër rrugës nga familjarët e tij. 34-vjeçari dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri.

Nuk dihet se për sa kohë ka qëndruar trupi në rrugën dytësore apo se kur ka ndodhur plagosja me armë. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijojnë hetimet për rastin.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Indrit Ndoj

Lexo me shume