U kap me 4 metra dru zjarri/ Policia i shkon për kontroll në banesë 33 vjeçarit, i gjen kanabis

Një 33 vjeçar me iniciale T.B është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

 

I riu u kap duke tranpsortuar 4 metra dru zjarri, të cilat sipas bluve i kishte prerë në mënyrë të paligjshme.

 

Por në kuadër të operacionit “Forest”, policia ushtroi kontrolle në banesën e 33 vjeçarit, në të cilën gjeti lëndë narkotike.

 

Drutë e zjarrit dhe lënda narkotike u sekuesruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

 

Gjirokastër/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar “Forest”.

 

U kap duke transportuar 4 m³ dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi, vihet në pranga 33-veçari.

 

Sekuestrohen lënda narkotike, drurët e prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe automjeti me të cilin transportonte drurët, i arrestuari.

 

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Forest”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-T. B., 33 vjeç, banues në Çepunë, Gjirokastër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa lejen përkatëse. 

 

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit “Forest”, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit T. B., ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa .

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Lexo me shume