U kap me 522 mijë euro të padeklaruara/ Elidon Çela reagon ashpër në gjykatë: Pushtetarët i vjedhin miliona shtetit e lihen të lirë, unë në burg me paratë e mia

“Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”! Ky ka qenë reagimi i Elidon Çelës në sallën e gjyqit, ku është përballur jo vetëm me akuzën për mosdeklarimin në kufi të parave dhe sendeve me vlerë, por dhe me dyshimin për pastrim të produkteve të veprës penale.

32-vjeari Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara u arrestua më 21 tetor nga policia në portin detar të Durrësit, së bashku me dy ndihmës shoferët e tij.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çelën, ndërsa la të lirë dy ndihmësit e tij. Gjatë kontrollit në autobusin e linjës Padova-Lushnjë, që vinte nga Bari u gjetën të fshehura paratë që Çela po fuste në Shqipëri.

Ai ka pretenduar se paratë janë të pastra dhe produkt i punës së tij 27-vjeçare në Itali, ndërsa avokati deklaroi se do e ankimojë vendimin e gjykatës së Durrësit.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë konstatuan edhe një sasi mallrash të ndryshme të dyshuara si kontrabandë

Top ChannelLexo me shume