U kapën duke blerë drøgë, vihen në pranga 4 persona në Shkodër_66435095d46fc.jpeg

U kapën duke blerë drøgë, vihen në pranga 4 persona në Shkodër

Katër shtetas janë arrestuar këtë të martë në Shkodër, pasi janë kapur duke blerë drogë. Gjatë kontrollit fizik, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3.8 kg lëndë narkotike, dy automjete dhe 6 celularë.
“Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.
Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme” , thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi