U kapën duke vënë baste sportive nga celulari, tre të arrestuar në Vlorë, në kërkim pronari i lokalit

Dy persona janë kapur në një lokal të Vlorës teksa vendosnin baste sportive nëpërmet celularëve.

Në pranga ka rënë edhe mbikëqyrësi i kompjuterëve që shërbenin për lojëra fati.
18-vjeçari me iniciale O.Ll., 38-vjeçari me iniciale N.Ll. dhe 51-vjeçari me iniciale E.V. do të hetohen për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në kërkim është shpallur 39-vjeçari me iniciale Xh.Ll., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Vënies në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Katër 4 kompjuterë që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll. janë sekuestruar në cilësinë e provë materiale.
 

Top ChannelLexo me shume