U kapën me 300 mijë euro të fshehura në makinë, dy shqiptarët dënohen me 4 vite burg për pastrim parash

Gjykata e Imperias ka dënuar me 4 vite burg, pasi u shpallën fajtorë për pastrim parash. Në vitin 2020 u kapën në një automjet, ku kishin fshehur rreth 300 mijë euro në çanta.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy shqiptarët me inicialet, L.K. 45 vjeç dhe E.K. 44 vjeç të dy të akuzuar për pastrim parash.

Të dy u ndaluan në qershor 2020 në parkun e makinave Ventimiglia. Policia Kufitare i gjeti në veturën me 292 mijë euro që ndodheshin në disa çanta pazaresh. Sipas mediave, deri më sot nuk dihen arsyet që i kanë çuar të dy në zotërimin e kaq shumë parave dhe mbi të gjitha kujt i destinoheshin ato.

Lexo me shume