“U përdor për të përgjuar politikanët shqiptarë”, paralajmërimi i Artan Hoxhës: Specialisti izraelit është parë sërish në Tiranë

Ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin e tij social gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se specialisti izraelit i përgjimeve, Yoram Frig dyshohet të jetë në Tiranë.

Gjithashtu Hoxha ka shtuar se izraeliti këtë radhë nuk e ka marrë valixhen e përgjimit IMSI-Catcher Detector.

Sipas Hoxhës për të shkuarën e izraelitit Yoram Frig, shprehet se para 5 vitesh ai u përdor për të përgjuar “oligarkët” dhe politikanët.

Postimi i Artan Hoxhës:

E mbani mend kete tipin???!!

Eshte ai specialisti izraelit i pergjimeve, Yoram Frig, qe para 5 vitesh, me ate valixhen e IMSI-Catcher ne dore, u kalli daten gjithe politikaneve te rendesishem dhe “oligarkeve” ne kete vend!!!

Ne ate kohe, keta hakerat, qe na çudisin çdo dite te hene, me te rejat e fundit nga serverat e shpartalluar te shtetit digital te Shqiperise, i kishim pare vetem neper filma.

Specialisti izraelit i pergjimeve, u soll rreth e qark Shqiperise, per 3-4 vite. Nje dreq e mori vesh çfare beri?! Çfare degjoi, çfare rregjistroi, kujt ja dorezoi?!

E sigurt eshte, se mblodhi nje dore te mire parash nga pushtetaret, politikanet e korruptuar dhe biznesmenet me te rendesishem ne Shqiperi, per te pergjuar, here njeren pale dhe here palen tjeter.

Yorami, thjesht bente detyren dhe i qendronte strikt kontraktuesit, here duke vendosur “çimka” dhe paisje moderne pergjimi, here duke i çaktivizuar ato.

Kur i doli tymi kesaj pune dhe emri izraelitit te frikshem, nisi te perflitej zyrave apo lokaleve te ish-bllokut, po ata qe e kishin kontraktuar, vendosen ta dekonspironin, duke e ndaluar me gjithe valixhen misterioze ne Rinas…

“Te paudhet”, thone se e kane pare te sillet serish neper Tirane, por kete radhe pa valixhen çudiberese….

A thua ta kene kontraktuar prape, ATA, te sikletosurit atje larte, sepse i ka zene serish tartakuti?!

Kur nuk mban ne duar, ate valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfare dreq paisje ka sjelle kete radhe ai “shejtan”?!

Se nuk besoj te kete ardhur per ata dronet Bayraktar, qe do na jap Erdogani, apo per ata dy satelitet, qe do sillen rrotull globit per llogari te qeverise Shqiptare?!

Ore, pyeteni se mos na ben derman, per kete punen e hakerave iranian, se na moren erzin.

Vetem keta izraelitet, ua dine marifetet, atyre “qafirave” te Ajatollahut.

Lexo me shume