U shkarkua nga Chelsea, Tuchel pret të marrë drejtimin e kombëtares së madhe pas Botërorit

Thomas Tuchel, pas një nisjeje aspak të mirë me Chelsea-n në Premier League dhe Champions League, u shkarkua nga posti i trajnerit dhe vendin e tij te “blutë” e Londrës e mori Graham Potter.

Gjermani vazhdon të jetë i papunë, edhe pse interesi për të nuk ka munguar. Së fundmi, mediet angleze bëjnë të ditur se Tuchel mund të marrë drejtimin e Anglisë.

Gjithçka do të varet nga performanca e “Tre Luanëve” në Botëror. Southgate mund të shkarkohet në rast se kombëtarja e Anglisë do të dështojë në Katar 2022.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” vazhdon ecurinë pa fitore. Në Nations League zbritën një nivel më poshtë, pra nga Liga A në Liën B. Anglia barazoi dy sfidat me Gjermaninë, u mund nga Italia dhe në shtëpi u shkatërrua nga Hungaria me rezultatin 4-0.

Megjithatë, Anglia në drejtimin e Southgate në dy turne kryesorë pati ecuri për t’u vlerësuar. Në Botërorin “Rusi 2018” arriti në  gjysmëfinale, ndërsa në “Euro 2020”, në finale, të cilën Anglia e humbi përballë Italisë.

Pa diskutim që kombëtarja e Anglisë në dy turnetë kryesorë me Southgate ka bërë progres,  megjithatë tifozët nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e fundit. Shpresa e vetme e Southgate është Botërori i Katarit, në të kundërt, Thomas Tuchel do t’i marrë vendin.

Lexo me shume