U shkarkua nga Chelsea, Tuchel projektohet si trajner i Anglisë nëse …

Thomas Tuchel u shkarkua nga drejtimi i Chelsea-t para disa javësh për shkak të rezultateve të dobëta. Mediat angleze raportojnë se strategu gjerman nuk do të jetë për një kohë të gjatë pa punë, pasi po projektohet për të marrë drejtimin e Anglisë.

Gjithçka do të varet nga performanca e “Tre Luanëve” në Botëror. Southgate mund të shkarkohet në rast se kombëtarja e Anglisë do të dështojë në Katar 2022.

Anglia në drejtimin e Southgate në dy turne kryesorë pati ecuri për t’u vlerësuar. Në Botërorin “Rusi 2018” arriti në  gjysmëfinale, ndërsa në “Euro 2020”, në finale, të cilën Anglia e humbi përballë Italisë.

Nëse nuk do të arrijë të bëjë mirë në Botëror, atëherë me shumë mundësi Tuchel mund të zgjidhet si pasuesi më i mundshëm i Tuchel.

Lexo me shume