U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Novruz Cenalia është efektivi i “Shqiponjave” që u vra sot me armë zjarri teksa po shkonte në punë.
28-vjeçari u vra rreth orës 13:15 fshatin Baltëz, ndërsa Policia e Shtetit dhe RENEA po vijojnë aksionin për arrestimin e autorit të vrasjes, Azgan alias Asllan Mernica.Lexo edhe :Related Posts
 Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktima kishte pak kohë që ishte fejuar. Por ëndrrat e tij u prenë në mes, kur Azgan Mernica e qëlloi me plumb në kokë për vendin e makinës.
Efektivi i policisë u vra me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë sherri mes viktimës dhe autorit për një vend parkimi.
Krimi i rëndë ndodhi reth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet se sherri mes efektivit të policisë dhe autorëve nisi për një vend parkimi.
Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia më herët.

Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për asrye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.
Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron.

Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
Policia ka vendosur në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion rreth vendndodhjes së tij.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.
Policia fton qytetarët që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112 dhe i garanton anonimitet.
“Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet më tej.Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.
Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e
Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./vizionplsu.tv/