Uji i lumit Kalasë shfrytëzohet nga HEC-i i Sasajt, ngordhin peshqit

Shfrytëzimi i ujit të Lumit Kalasë nga Hidrocentrali Sasaj në Delvinë ka shkaktuar një masakër mjedisore. Devijimi I ujit në tubacionet e HEC prej një muaji ka tharë lumin

Ajo çfarë ka mbetur në shtratin e lumit janë peshqit e ngordhur.  Banorët thonë se kjo situatë është krijuar si pasojë e shfrytëzimit të lumit Kalasë prej 5 vitesh nga hidrocentrali i Sasajt.

“Tani na e ka pere hidrocentrali. Kur e leshojne ajo vjen uji. Ka nja dy tre vjet.

Ka nje muaj qe uji nuk vjen. Nuk ndodh kjo ne nje ose dy dite. Kjo eshte masaker mjedisore. Ajo nuk rikuprehohet me”, shprehen banorwt.

Ekspertit i mjedisit Çlirim Poda thotë se dëmet e shkaktuara nga mungesa e ujit janë kolosale dhe të parikuperushme.

“Ai problem është i mbartur. Dëmi real është që e gjithë fauna është e shkatërruar. Të vjen keq. Nuk reagon asnjë njeri, asnjë institucion. Ka inspektoriate të pyjeve. Të tokës”, tha specialisti.

Fshati Bajkaj duket se është më i prekur nga tharja e lumit. Fermerët thonë se prej disa vitësh po hasin të njëjtin problem me HEC-in, mungesën e ujit për vaditje.

“Ne behar vaditem ne kete kanal dhe ate. Si peshku pa uje, si I thote populli.

Ka nje jave qe ska uje. S’kanë ku pine bagetit. Këtu ka qene plot me uje. Tani ska pike uje.

Atje sic e pate dhe ju, gjallesat e gjalla kane ngordhur. Kemi problem me ujin, vadijen. Nuk na leshojne uje per vaditje. Nuk mbjellim. S’ka uje.

Ajo nje zone kaq e bukur. Po na e kthejne ne lakmi. Kjo eshte provokimin. Duan te na zhdukin”, u shprehwn banorwt e tjerw.

Pas ankimit të banorëve, firma Sasaj, ka hapur një ditë më parë portat e hidrocentralit, por do të duhet shumë kohë për ta rikthyer lumin Kalasë në gjendjen e mëparshme. Banorët thonë se nëse kjo nuk ndodh atëherë do ta ndjekin cështjen në rrugë institucionale.

 

Lexo me shume