Ukraina akuzon Rusinë se po vonon anijet e ngarkesave me grurë

Kievi ka thënë se Rusia me qëllim po vonon mbërritjen nga Turqia të më shumë se 165 anijeve mallrash që shkojnë në portet e Ukrainës për t’u ngarkuar me grurë.

“Inspektorët rusë kanë zgjatur ndjeshëm inspektimin e anijeve… Si rezultat, më shumë se 165 anije janë bllokuar në një radhë pranë ngushticës së Bosforit dhe ky numër vazhdon të rritet çdo ditë”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.

“Ne kemi arsye të besojmë se vonesat në inspektimet e Rusisë të anijeve të Iniciativës së Grurit janë të motivuara politikisht,” shtoi ai.

Anijet kanë pritur të ndjekin procesin e përpiktë të inspektimit të kërkuar sipas marrëveshjes së mbështetur nga Turqia dhe OKB, që synon të çojë grurin ukrainas në tregjet e huaja dhe të lehtësojë frikën nga një krizë globale ushqimore. /abcnews.al

Lexo me shume