Ukraina: Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë për të rimarrë territoret tona

Situata në fushën e betejës është “e ndërlikuar, por në kontroll” ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë me kundërsulmimin e tyre për të rimarrë tokat e pushtuara nga Rusia, tha të enjten Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, shkruan CNN.

Në beteja të ashpra, nën shiun e çelikut të predhave ruse, ne mbrojtëm çdo pëllëmbë të tokës sonë. Ne ndaluam sulmin e armikut dhe “varrosëm” mitin për pathyeshmërinë e ushtrisë ruse.

Dhe tani po rimarrim tokat. Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë”, tha Zaluzhnyi në një postim në Twitter.

Zaluzhnyi tha se dimri i kaluar “është tashmë pjesë e historisë botërore”.

“Ne i rezistuam sulmit të një armiku të fuqishëm. Ne treguam se çfarë do të thotë të jesh ukrainas, të kesh guximin të luftosh për lirinë tënde”, tha ai.

Falë kundërofensivës në Kherson, ushtria ukrainase ka marrë përsëri territorin që ishte pushtuar nga Rusia, duke goditur infrastrukturën kritike si urat dhe hekurudhat.

/abcnews.al

 

Lexo me shume