Ukraina lindore në flakë/ Zjarri i madh përfshin magazinën e naftës

Ukraina lindore është përfshirë nga flakë të mëdha, pasi një magazinë nafte po digjet e gjitha.

Zjarrfikësit në qytetin e Shakhtarsk pranë Donetskut po luftojnë me zjarrin e përmasave shumë të mëdha.
Granatimet kanë vazhduar në qytetet kryesore në Ukrainë gjatë muajit të fundit, me Rusinë që synon infrastrukturën kryesore të energjisë dhe qendrat ushtarake.

Prej disa ditësh sulmet ajrore, sipas Zelenskyt, kanë dëmtuar një të tretën e sistemit energjitik.

Autoritet vendase i kërkuan ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre, të mos rikthehen këtë dimër në shtëpitë e tyre, pasi kriza është serioze.

Prej disa ditësh ata po përballen me shkëputje të vazhdueshme, ndërsa moti nuk ka qenë aspak favorizues në prag të dimrit.

Temperaturat janë ulur, ndërsa sistemi i ngrohjes nuk funksionin për shkak të problematikave.

Top ChannelLexo me shume