​Ukraina merr nga FMN-ja kredi mbi 1 mld dollarë

Ukraina ka marrë një tjetër kredi emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vlerë prej 1.3 miliardë dollarë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Ai ka thënë se Kievi do ta përdorë kredinë për të forcuar ushtrinë, për të paguar pensionet e banorëve, për të mbështetur programet sociale dhe masat ekonomike

“1.3 miliardë dollarë fonde shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbërritur në Ukrainë”, ka thënë kryeministri Shmyhal sot në Telegram.
Sipas FMN-së, kërkesat për financim do të jenë rreth 3-4 miliardë dollarë në muaj në vitin 2023.

Top ChannelLexo me shume