Ukraina në Botëror?! Skuadra ukrainase e Shakhtar Donetsk kërkon në FIFA përjashtimin e Iranit

Irani duhet të përjashtohet nga botërori i futbollit të këtij viti dhe në vend të tij duhet të marrë pjesë Ukraina.

Kjo është kërkesa e bërë nga klubi ukrainas Shakhtar Donetsk që mori shkak nga lajmet për përdorim dronëve iranian nga Rusia në luftë kundër Ukrainës.
“Ndërsa autoritetet më të larta iraniane do të argëtohen duke parë skuadrën e tyre të luajë në Kupën e Botës, ukrainasit do të vriten nga dronët dhe raketat iraniane”, shkruante në një postim të tij në rrjetet sociale shefi Ekzekutiv i Shakhtarit, Sergiy Palkin.

“Secili prej dronëve u prodhua dhe u dha nga autoritetet iraniane, instruktorët iranianë dhe ushtria në mënyrë të drejtpërdrejtë bën trajnimin për menaxhimin dhe lëshimin e dronëve që shkatërruan shtëpi, muze, universitete, zyra, qendra sportive dhe ajo që është më e rëndësishme, vranë ukrainas. Shakhtari i kërkon FIFA dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar të ndalojë pjesëmarrjen e Iranit në Botëror për shkak të pjesëmarrjes direkte të këtij vendi në sulmet terroriste mbi ukrainasit”.

Top ChannelLexo me shume