Ulja e dërgesave të gazit rus do të ndikojë në ekonomitë e EQL, por do të kursejë Rumaninë_663a02d5592ad.jpeg

Ulja e dërgesave të gazit rus do të ndikojë në ekonomitë e EQL, por do të kursejë Rumaninë

Uljet në furnizimin me gaz natyror rus kanë bërë që qeveritë në Europën Qendrore dhe Lindore (EQL), të kërkojnë burime alternative të energjisë, por Rumania është më pak e prekur për shkak të prodhimit vendas, sipas firmës Fitch Ratings.
“Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur jashtëzakonisht shumë (pothuajse 15 herë në 12 muajt e fundit), një prirje që nuk ka asnjë shifër krahasuese në dekadat e fundit. Kjo përfaqëson një goditje të madhe negative për rajonin, për sa i përket tregtisë, ku vetëm Rumania është më pak e prekur, si një prodhues i madh vendas i gazit”, tha agjencia në një raport të ri për vendet e EQL-së.
Një ndalim i plotë i furnizimeve të gazit natyror rus, do të dobësonte financat publike të vendeve të EQL-së. Disa nga vendet më të rrezikuara janë Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia.
Kriza energjetike tashmë ka ndikuar negativisht në vlerësimet e vendeve të rajonit.
Sfida kryesore për rajonin, pavarësisht marrëveshjeve të fundit me SHBA-në, Norvegjinë dhe Katarin për dërgesat e GNL-së, mbetet sigurimi i furnizimeve të qëndrueshme dhe më pak të kushtueshme në një periudhë afatmesme, thotë raporti nga Fitch.
Me gjithë prodhimin vendas të gazit, Fitch e ka renditur Rumaninë në kategorinë e fundit midis vendeve të këshilluara për investitorët, në nivelin ‘BBB-‘, një vlerësim i dhënë në fillim të prillit.

Burimi