Ursula von der Leyen sot në Tiranë, nga takimi me Ramën te konferenca, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30.

Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri.

Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp  mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.

Agjenda e plotë:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

/Abcnews.al/ 

Lexo me shume