Ushtroi dhunë te gruaja dhe fëmijët, policia e Elbasanit arreston 50-vjeçarin

Një 50-vjeçar është arrestuar në Cërrik. Policia e ka kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë kundrejt gruas dhe dy fëmijëve të tyre.

Ndërsa blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga dhe dy shtetas të tjerë. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Evidentohen dhe goditen 4 raste të krimeve mjedisore, vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Qarkullonte me doza heroine me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të veprimtarisë kriminale të 34-vjeçarit të arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë, Elbasan, Gramsh dhe Librazhd, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe evidentimin e krimeve mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur, gjatë 24 orëve, 4 raste të krimeve mjedisore.

-U arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse, në një sipërfaqe toke për të cilën nuk disponon certifikatë pronësie, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka ndërtuar një shtesë banesës së tij, pa lejen përkatëse;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T., 19 vjeç, pasi në fshatin Çekrez, Gramsh, u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 26 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, të siguruar në mënyrë të kundërligjshme.

Lexo me shume