Vajza e Majlinda Bregut, bën publike lidhjen e saj të re të dashurisë/ FOTO_663a740c33b42.jpeg

Vajza e Majlinda Bregut, bën publike lidhjen e saj të re të dashurisë/ FOTO

Vajza e ish deputetes Majlinda Bregu, Kejda Bregu, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë me jetën e saj private.
Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale lidhjen e saj më të re, me një djalë të cilit nuk i ka zbuluar identitetin, por nga fotoja kuptojmë që i nis emri me shkronjën K.
Edhe pse daljet e saj në mediat televizive nuk janë të shpeshta, në Instagram ajo ka një numër të madh ndjekësish, rreth 33 mijë të tillë.
Kohët e fundit ajo ka qëndruar larg vëmendjes publike, duke u fokusuar te studimet. Pak muaj më parë, Kejda festoi 25 vjetorin e saj të lindjes në një festë madhështore me miq dhe të afërm.
Ajo ishte mjaft e komentuar disa vite më parë për lidhjen e saj me Erik Fullanin. Çifti asokohe zyrtarizoi lidhjen duke shkuar deri në bashkëjetesë, por pas disa problemesh të vazhdueshme, vendosën t’i japin fund lidhjes.

Burimi