Vangjel Dule i kërkon tre bashki Berishës: Duam kandidaturat tona

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka zbuluar se i ka kërkuar Sali Berishës tre bashki, ku do të propozojnë kandidaturat e PBDNJ-së në zgjedhjet vendore 2023.

Në një intervistë televizive, Dule tha se e ka kusht që në 3 bashki të vendit të ketë garuesit e nxjerrë dhe të mbështetur nga partia e tij.

Të tjerët duhet që të na kërkojnë zona të lira, që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre bashkive, kemi një rol edhe në bashkitë e tjera që kandidaturat tona të mos jenë problem. PBDNJ në të paktën këto 3 bashki do të ketë kandidaturat e veta. Kjo është një nga çështjet që nuk diskutohet. Për kryetar Bashkie. Pastaj kemi një rol në disa bashki, Sarandë, Konispol, Gjirokastër, Korçë. Kemi një përqindje. Nuk kemi fitues, por është e rëndësishme për atë që do të jetë fitues që të merret në konsideratë,” ka thënë Vangjel Dule.

Lexo me shume