Varhelyi: Duhen ndalur emigrantët e paligjshëm që kalojnë nga Ballkani. KE-ja parashikon 350 milion euro fonde shtesë

Nga Erisa Zykaj

Në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg, komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Olvier Varhelyi ka përçuar një mesazh të qartë për migrantët e paligjshëm që kalojnë përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Varhelyi është shprehur, se çështja e migracionit që kalon përmes Ballkanir Perëndimor drejt Bashkimi Europian përbën një çështje urgjente. Kjo për shkak të numrit shumë të madh të emigrantëve klandestinë, që kanë kaluar këtë vit përmes të ashtuquajturës “rruga e migrimit të Ballkanit Perëndimor”.

Oliver Varhelyi është shprehur, se Bashkimi Europian mirëpret persona që kalojnë vetëm përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore.

Duhet të jetë e qartë, se dera jonë nuk është e hapur për rrugë të paligjshme migrimi. Personat që kalojnë përmes dyerve të paligjshme dhe që nuk kualifikohen për qëndrim, do të kthehen pa humbur kohë. Duhet të jetë po ashtu e qartë, se ne do të mbrojmë sistemin tonë të azilit” ka deklaruar Varhelyi. Ai ka theksuar, se Bashkimi Europian është i gatshëm që të godasë rrjetet e trafikantëve dhe ato kriminale që bëjnë të mundur kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga Ballkani Perëndimor. Sipas Varhelyi, presioni i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë përmes rajonit kërkon një ndryshim në qasjen e BE-së për këtë politikë dhe një ribalancim të buxhetit për t’u përballur me këtë fenomen. Për këtë komisioneri ka anonçuar, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin ndihmë politike dhe financiare. Sipas Varhelyi, buxheti  i BE-së për përballjen me presionin e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. “Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro” është shprehur Varhelyi

Ky mesazh vjen vetëm disa ditë më pas deklaratave shqetësuese të komisioneres për çështjet e brendshme, Ylva Johansson dhe zëvendës kryeministrit të Republikës Ceke, Vit Rakusan, lidhur me numrin e madh të emigrantëve që kalojnë nga Serbia, duke mos përjashtuar edhe hapin për aktivizimin e mekanizimit të rivendojses së vizave në rast të mosmarrjes së masave. Një mesazh i tillë është përçuar nga presidenca çeke në mënyrë më të moderuar edhe për Shqipërinë.

/Abcnews.al/

Lexo me shume