Variçet çojnë deri në trombozë: Mos neglizhoni konsultat

Variçet nuk janë vetëm një problem estetik, por dhe shëndetësor. Enjtja dhe dhimbja e këmbëve janë shqetësimet më të shpeshta të zgjerimit të damarëve, por sipas kirurgut vaskular në spitalin “Hygeia” Bledar Hodo ato mund të shkaktojnë deri tromboza dhe plagë.

Nëse kapilarët zgjerohen mbi 5 milimetër kirurgut vaskular në spitalin “Hygeia” Bledar Hodo sugjeron konsultat tek specialisti për të vlerësuar situatën.

Në fazat e para problemi mund të trajtohet me medikamente, por në fazat e avancuara pacienti duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Spitali “Hygeia” iu vjen në ndihmë pacientëve përmes paketave të posaçme ku përfshihen ekzaminimet kryesore për venat varikoze./abcnews.al/

Lexo me shume