Varret masive në Donetsk, gjenden trupat e 131 personave

Trupat e 131 personave janë zhvarrosur në territorin e de-okupuar të rajonit të Donetsk.

“Tani janë zhvarrosur trupat në dy varrezat kryesore, janë zhvarrosur 131 trupa, por ka varre masive ku trupat janë varrosur në llogore dhe ka varre individuale të gjetura nëpër oborre,” tha Pavlo Kyrylenko, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetsk, gjatë një konference në Qendrën Mediale Ukrainë.

Sipas tij, po kryhen ekzaminimet përkatëse në kuadrin e procedimeve penale, dhe gjithashtu po hetohen dhomat e torturës të zbuluara në komunitetet Liman dhe Sviatohirsk për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së civilëve.

/abcnews.al

 

Lexo me shume