Vdekja e Alma Arrazit me tre fëmijët, gazetarja tregon çfarë është zbardhur nga hetimet_6643cac4750bf.jpeg

Vdekja e Alma Arrazit me tre fëmijët, gazetarja tregon çfarë është zbardhur nga hetimet

Gazetarja Glidona Daci

Gazetarja Glidona Daci thotë se pista kryesore për ngjarjen në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna është ajo e vetëvrasjes.
Në emisionin “Open” në News24, Daci tha se Alma e kishte të pamundur komunikimin me bashkëshortin, pasi ai i kishte bërë bllok.
Gazetarja thotë se prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë.
“Ekspertiza e celularit nuk ka përfunduar. Erdgysi i bënte bllok Alma Arrazit në telefon dhe në rrjetet sociale. Në pamundësi për të telefonuar bashkëshortin, merrte telefonin e kunatës, me të cilën konsumoi kafen e fundit.
Prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë. Kur të përfundojë ekspertiza do të dalë e vërteta dhe aty mund të konstatohet dhuna psikologjike.
Mesazhet që prokurorët kanë parë deri më tani nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Pjesa më e madhe e bisedave rezultojnë të jenë bosh. Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes. Nga të gjitha verifikimet që janë kryer nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër.
Nga të gjitha provat që janë mbledhur deri më tani dhe nga të gjitha dëshmitë nga prokurorët e Shkodrës nuk rezulton pista e vetëvrasjes. Sa i përket këqyrjes së telefonit të kunatës rezulton se ka pasur marrëdhënie të mira me të”, tha gazetarja.

Burimi