Vdekja e Lear Kurtit/ Berisha publikon videon: Momenti kur ata që i morën shpirtin…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video ku shihen efektivët e policisë me trupin e 32–vjeçarit Lear Kurti në duar. Pamjet tregojnë se si policët tentojnë ta ngrejnë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se i ndjeri është vrarë për së dyti nga kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Çuçi dhe drejtuesi i Autoritetit të Mbikqyrjes Ardi Veliu.

“Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!”, shkroi Berisha.

Lexo me shume