Vdes në duart e policisë 32 vjeçari Laer Kurti

Vdes në duart e policisë 32-vjeçari Laer Kurti.

Ai u ndalua nga policia në zonën e ‘Don Boskos’, teksa tentonte që të ikte. Por pas shoqërimit në komisariatin nr.3 ai u ndje keq dhe punonjësit e policisë e dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës, por aty fatkeqësisht humbi jetën.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Lexo me shume