Vdiqën nga tërmeti në Itali, gjykata në Aquila: Faji i tyre, pse s`dolën nga shtëpitë!

24 persona që vdiqën prillin e 2009-tës pas shembjes së banesave të tyre nga tërmeti që goditi rajonin e Aquilës.

Megjithatë, të afërmit e këtyre viktimave të fatkeqësisë natyrore, tyre nuk e marrin dot të plotë dëmshpërblimin nga shteti Italian.
Arsyeja? Sipas Gjykatës Civile të Aquilës, në fund të fundit, fakti që humbën jetën, ka qenë edhe faji i tyre, sepse nuk dolën nga shtëpitë natën kur toka u shkund dhunshëm prej luhatjeve të magnitudës 6.3 sipas shkallës Rihter.

Vendimi i gjykatës ka shokuar familjarët, që vuajnë ende pasojat e tërmetit i cili e shkatërroi thuajse tërësisht qytetitn 13 vjet më parë. 309 ishin në total të vdekurit; 24 të fajësuarit për vdekjen e tyre ishin banorë të një pallati në rrugën Campo di Fossa. banorët e Aquilës, të shqetësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës që ndjenin prej disa kohësh, kishin ndjekur këshillat dhe rekomandimet e mbrojtjes civile Komisionit të Rreziqeve të Mëdha, anëtarët e të cilit u dënuan fillimisht me 7 vjet burg, por u liruan në gjykatën e Apelit, thotë Corriere dela sera.
Sipas të afërmve, një pjesë e atyre që vdiqën në atë pallat, do të ishin ende gjallë sot nëse do të kishin marrë këshilla të tjera, dhe që në lëkundjet e para të dilnin nga banesa e jo të qëndronin për të kaluar natën me idenë që nuk është diçka serioze.
Dënimi fillestar i 7 shkencëtarëve dhe ekspertëve ishte bërë nën akuzën e vrasjes,  pasi kishin nënvlerësuar rrezikun e një tërmeti vdekjeprurës dhe dështuan të paralajmërojnë qytetarët para se tërmeti të godiste e të shkatërronte krejtësisht qendrën historike të Aquilës në vitin 2009.

Top ChannelLexo me shume