Veliaj kryeson me mbi 40 mijë vota në bashkinë e Tiranës

Numërimi i votave për bashkinë e Tiranës vijon prej disa orësh, ku deri më tani janë numëruar 498 qendra votimi nga 941 në total.

Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati socialist, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë 111 547 vota (54.59 %).
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 70 833 vota (34.67 %).

Arlind Qori i Lëvizjes “Bashkë” ka marrë deri tani 9746 vota ose 4.77 %.
Pas tyre pason kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 8742 vota (4.28 %).
Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 1522 vota, ndërsa Marko Dajti 1928 vota.

Burimi