“Veliajt i vihen prangat”/ Çfarë ndodhi në protestën para bashkisë_66434b32af791.jpeg

“Veliajt i vihen prangat”/ Çfarë ndodhi në protestën para bashkisë

Një i ri i maskuar si Erion Veliaj “u prangos” gjatë protestës së sotme të zhvilluara bashkisë së Tiranës. Gjesti ishte një simbolikë për të shpalosur kërkesën e përsëritur të opozitës për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili cilësohet “koka e drejtorëve hajdutë” dhe pronari faktik i incenratorit të Tiranës”.
Nga mikrofoni i protestës, ‘ekzekutori i prangosjes’ Belind Këlliçi bëri një apel për Prokurorinë e Posaçme. “Ose Veliaj të shkojë në burg për vjedhjet që i ka bërë buxhetit të Tiranës, vjedhja me inceneratorët, vjedhjet me dherat, vjedhjet me bandën 5D, ose do të bjerë reforma në drejtësi”, theksoi ai.

Kjo e sotmja ishte protesta e shtatë para bashkisë së Tiranës pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën e njohur si “5D”.  Tubimi që nisi rreth orë 11:00 zgjatoi gati 2 orë dhe u zhvillua ngjashëm me protestat e mëparshme.

Folës nga mikrofoni i protestës kërkuan dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt, u hodh vezë e molotovë drejt bashkisë, pati tensione me policinë teksa protestuesit tentuan të hiqnin gardhin metalik të vendosur para tubimit.
Përfaqësues të opozitës paralajmëruan se protestat do të jenë të vazhdueshme derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

Burimi