“Vendoret”/ Partia e Lirisë bën nxehjen para fushatës: Vlora e përmbytur nga plehrat, vetëm rikthimi ynë do të çoi pushtetin lokal në duart e shqiptarëve

Ilir Meta ka nxjerrë Tedin “të ngroh” elektoratin para nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore të 2023-shit. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë e ka konsideruar skandaloze situatën në zonën e ish-Fabrikës së çimentos në Vlorë.

Megjithëse, me vullnet të lirë nuk morën pjesë në zgjedhjet vendore të 2019-ës, Blushit për kapjen e të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin ia ka fajin Partia Socialiste dhe Edi Rama.

“Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja”- shkruan Blushi, por pyetja që shtrohet në këtë rast është: A nuk ishte në dijeni të rezultatit opozita, kur mori vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit? Apo meqënse kanë ricikluar LSI-në në Parti e Lirisë, kjo gjë nuk ka më rëndësi?

Nejse për t’u kthyer sërish tek deklaratat “sa për të thënë” të Blushit, vetëm “rikthimi i pashmangshëm i opozitës do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve”.

Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë. Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.

Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve”– shkruan Blushi.

Lexo me shume