VIDEO/ 78 sekonda nga pjesa e dytë, Griezmann vendos heshtjen në “San Mames”

Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid e mbyllën pjesën e parë në barazim 0-0. Alvaro Morata gjeti rrugën e rrjetës, por ndërhyrja e teknologjisë VAR anuloi festën e sulmuesit spanjoll.

Gjithsesi, djemtë e Diego Simeones e kanë nisur shumë mirë fraksionin e dytë të takimit, duke kaluar në avantazh pas vetëm 78 sekondave!

Antoine Griezmann finalizoi një aksion të bukur të ekipit kryeqytetas, duke kaluar në avantazh “Colchoneros” dhe duke gjetur golin e tretë sezonal në La Liga.

Lexo me shume