VIDEO/ Asllani “flirton me golin e jetës”, ter Stegen i mohon festën e kualifikimit

Pak më tepër se 10 minuta në fushë edhe për Kristjan Asllanin në mbrëmjen dramatike në “Camp Nou”-t, me Interin që mori një barazim 3-3 ndaj Barcelonës dhe hodhi një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8-ave.

Mesfushori 20-vjeçar shqiptar mori vendin e Barellës në minutën e 85-të dhe në të pestën shtesë pati një rast fantastik për të vulosur kualifikimin e zikaltërve që mbrëmjen e sotme, por ter Stegen bëri një pritje fantastike, duke i mohuar kënaqësinë e golit të parë zyrtar me fanellën e Interit.

Lexo me shume