Video/ Ballkani përmbyset nga dy devijime: Ilir Daja kalon nga i pari në i fundit në 9 minuta

Një ndeshje e çuar dëm. Ballkani përmbyset në Fadil Vokrri 1-2 nga Sivasspor, në një ndeshje që e kryesoi për 72 minuta. Kosovarët shpërdoruan shumë raste shënimi, duke lejuar turqit të qendronin në lojë. E pastaj brenda nëntë minutave, me dy devijime, përmbysën ndeshjen duke e kaluar Ilir Dajën nga vendi i parë në të fundit në Grupin G të Conference League.

E të mendosh që Ballkani bëri një ndeshje pa të meta në pjesën e parë. Jashanica udhëhoqi mbrojtjen në një performancë monumentale, pa i lejuar asgjë Sivasspor para portës së Frashërit. Skuadra e Dajës, e nxitur nga stadiumi i tejmbushur, kërkoi avantazhin, duke krijuar raste të shumta. Porblemi ishte pikërisht ky, shpërdorimi i mundësive. Edhe pse goli i Thaqit, krijoi idenë se do të ishte e lehtë të arrihej rezultati. Krasniqi, pastaj edhe Korenica e Rrahmani nuk arritën ti bënin keq portierit kundërshtar, duke e lënë sfidën të hapur. Jo shumë e kujdesshme me një kundërshtar me shumë më tepër eksperiencë si Sivasspor.

Daja ndoshta i trembej pikërisht kësaj dhe në pjesën e dytë luajti i tërhequr, duke qarkulluar topin, në administrim të rezultatit. Pikërisht kët, në lojë hyri edhe fati. Goditja e devijuar e Arslan në minutën e 73 mposhti Frashërin, për një barazim që nuk zgjati shumë. Daja bëri lëvizjet e tij për të freskuar ekipin, por pësoi edhe golin e Angielskit në të 82, edhe ky i devijuar. Ballkani ishte shumë pranë fitores dhe nga 7 pikët që do t’i jepnin bashkëkryesimin me Cluj e sheh veten të fundit. Kualifikimin për në raundin tjetër Ballkani do të mundohet ta arrijë në dy ndeshjet e fundit. Ndeshja e ardhshme është kundër Slavias në Prishtinë dhe pastaj në transfertë me Cluj.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera, goleada e Silkeborg 5-0 ndaj FCSB i jep vendin e dytë, duke kaluar Anderlecht. Belgët dorëzohen 2-1 përabllë Ëest Ham, që kryeson me pikë të plota. Barazimi 1-1 mes Hapoel e Lech Poznan në Grupin C i jep vendin e parë automatikisht Villareal, dy ndeshje para kohe. Fiton edhe Molde në transfertë me Shamrock, ndërsa Slovacko e Dnipro fitojnë me të njëjtin rezultat 1-2 ndaj Nice e Vaduz.

Europa Conference League Group B
FC FCSB 0-5 Silkeborg
West Ham United 2-1 Anderlecht
Europa Conference League Group C
Hapoel Beer Sheva 1-1 Lech Poznan
Europa Conference League Group D
Nice 1-2 Slovacko
Europa Conference League Group E
FC Vaduz 1-2 SC Dnipro-1
Europa Conference League Group F
Shamrock Rovers 0-2 Molde
Europa Conference League Group H
Zalgiris Vilnius 2-1 Pyunik
Europa Conference League Group G
Ballkani 1-2 Sivasspor

Lexo me shume