Chelsea nuk ia doli të merrte tre pikët në ndeshjen e luajtur në Stamford Bridge ndaj Manchester United me sfidën që përfundoi në barazim 1-1 dhe që dhuroi emocione të shumta sidomos në fundin e lojës. Të parët që kaluan në avantazh ishin Blutë e Londrës teksa shënoi Jorginho në minutën e 87-të, por vendimtar dhe protagonist kryesor ishte Armando Broja.
Sulmuesi i kombëtares që kishte vetëm pesë minuta në fushë, fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të McTominay. Mesfushori gaboi krejtësisht duke kapur me duar lojtarin e kombëtares në një goditje këndi teksa për arbitrin nuk kishte dyshime duke akorduar 11-metërshin.
Por, nuk ishte e thënë që Broja dhe Chelsea të gëzonin plotësisht pasi Casemiro barazoi shifrat në ekstremin e lojës duke rikthyer ekuilibrat. Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në kuotën e 21 pikëve në vend të katërt, një më shumë se Manchester United i vendit të pestë.
Kronika e ndeshjes:
Goli i Casemiros:
Goli i Jorginho:
Broja fiton penallti:
Dëmtimi i Varane:
United shumë pranë golit, por Antony gabon përballë Kepa:
Sërish Rashford, Kepa shpëton Chelsea-n:
Shansi i Rashford:
Rasti i Shaw:
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Azpilicueta; Cucurella, Loftus-Check, Jorginho, Chilwell; Mount, Sterling, Aubameyang
Man. United: De Gea; Dalot, Martinez, Varane, Shaë; Casemiro, Eriksen; Sancho, Rashford, Fernandes; Antony
br> br>Lexo me shume