VIDEO/ Chelsea dhe Man United ndajnë pikët

Chelsea nuk ia doli të merrte tre pikët në ndeshjen e luajtur në Stamford Bridge ndaj Manchester United me sfidën që përfundoi në barazim 1-1 dhe që dhuroi emocione të shumta sidomos në fundin e lojës. Të parët që kaluan në avantazh ishin Blutë e Londrës teksa shënoi Jorginho në minutën e 87-të, por vendimtar dhe protagonist kryesor ishte Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares që kishte vetëm pesë minuta në fushë, fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të McTominay. Mesfushori gaboi krejtësisht duke kapur me duar lojtarin e kombëtares në një goditje këndi teksa për arbitrin nuk kishte dyshime duke akorduar 11-metërshin.

Por, nuk ishte e thënë që Broja dhe Chelsea të gëzonin plotësisht pasi Casemiro barazoi shifrat në ekstremin e lojës duke rikthyer ekuilibrat. Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në kuotën e 21 pikëve në vend të katërt, një më shumë se Manchester United i vendit të pestë. SHIKO GOLAT

Lexo me shume