Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: “E rëndë ajo që thua”_6639fbb1bff3e.png

Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: “E rëndë ajo që thua”

PSG shpëtoi fytyrën me një barazim, kundër të fundit të renditjes. Barazimi 1-1 në Parc des Princes kundër Clermont, ka tërbuar mbi të gjithë portierin Gianluigi Donnarumma. Italiani, pavarësisht se nuk luajti në këtë ndeshje, u vërsul mbi gjyqtarin e katërt në tunelin e stadiumit.
Luis Enrique e mbajti portierin titullar në pankinë për ta lënë të pushonte kundër Clermont, por rezultati nuk shkoi si duhet. E në këtë pikë Gigio u vërsul kundër arbitrit të katërt për vetëm një minutë kohë shtesë.
KY ËSHTË DEBATI ME ARBITRIN E KATËRT
Donnarumma: Sapo shtove vetëm një minutë nga fundiArbitri i 4°: Ky është vendimi. Kishe 90 minuta për të fituar.Donnarumma: Përse më flet kështu? Eh? Kjo është e rëndë, kjo është e rëndë. Për gjithë pjesën e dytë ishte kështu (kanë humbur kohë). Çfarë ndodhi? Është një gabim i juaji e ti më thua këtë?
Lexo më tej: Psg-Barcelona nis në rrjetet sociale: Piquè ‘poshtëron’ Ligue 1
Video u bë virale në Francë, duke ndezur polemika mes atyre që mbrojnë portierin e kombëtares italiane dhe atyre që e kritikojnë për qëndrimin e tij tepër agresiv.

“C’est grave que tu me le dises comme ça !” 😡
Gianluigi Donnarumma très remonté contre le 4ème arbitre et les 4 minutes de temps additionnel accordées lors de #PSGCF63 🤐 pic.twitter.com/rIV43ujQyB
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) April 6, 2024

Burimi