VIDEO/ Dy gola në dy minuta! Super Kosovare Asllani, nderon Milanin ndaj Juves

Milani fitoi 4-3 kundër Juventusit në futbollin e femrave, përballje ku Kosovare Asllani ishte protagoniste absolute me një dygolësh, i pari që një futbolliste kuqezi realizon në një sfidë të vetme ndaj ekipit nga Torino, që ka fituar pesë titujt e fundit në futbollin italian të femrave.

 

33-vjeçarja shqiptare realizoi dy golat e parë të ndeshjes brenda dy minutave, duke treguar gjithë klasin e saj. Milani arriti një fitore të rëndësishme që e ngjiti në vend të pestë me 12 pikë, ndërkohë që Asllani numëron gjashtë gola në po kaq takime të luajtura.

Më mirë se lojtarja që përfaqëson kombëtaren suedeze kanë bërë vetëm Elisa Pollie Interit dhe Cristiana Girelli e Juventusit me nga shtatë gola. “Çfarë fitoreje e rëndësishme”, shkruan në rrjetet sociale Asllani, ylli dhe goleadorja e skuadrës italiane.

Lexo me shume