Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen golin: “E provoj gjithnjë në stërvitje”_6639faa43e9a8.jpeg

Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen golin: “E provoj gjithnjë në stërvitje”

Shumë tifozë janë magjepsur nga goli i shënuar nga Phil Foden gjatë ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid. Një gjest mbresëlënës, por që nuk duket të jetë asgjë e jashtëzakonshme për futbollistin anglez: “Ndjeva një ndjesi të mrekullueshme kur shënova atë gol, sepse është diçka që e praktikoj shumë në stërvitje. Fokusohem shumë në goditjet nga hyrja e zonës”, shpjegoi futbollisti anglez i Manchester City për mikrofonët e UEFA-s.

Një e majtë e përfunduar në kryqëzimin e shtyllave, që nuk i la asnjë shans portierit Lunin. E megjithatë në fund, një barazim 3-3 që i ka lënë një shije zhgënjimi Foden: “Është pak zhgënjyese të shkosh në 3-2 dhe të mos mundësh ta kontrollosh pak më shumë. Por duhet thënë se Real Madrid shënoi me një goditje fantastike – shpjegoi Foden për UEFA-n, duke iu referuar golit të barazimit nga Valverde -. Ne nuk mund të ndalojmë te kjo, por ka kaq shumë gjëra pozitive për të marrë nga kjo ndeshjes” e mbylli Foden që doli edhe njeriu i ndeshjes në Bernabeu.

Starboy 💫#UCL pic.twitter.com/4NlrTpLdhi
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 9, 2024

Burimi