VIDEO/ “Ederlezi”, Piranjat sjellin festën e veçantë të komunitetit rom në Shqipëri, mos humbni asnjë sekondë të kësaj tradite

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë të diel na kanë sjellë një festë shumë të veçantë atë të “Ederlezit” ose “Shëngjergjit”.

Një festë e veçantë me tradita pagane e cila festohet çdo 6 maj nga ana e komunitetit rom.

Këngët, pjekja e mishit por edhe “vjedhja” e grurit e bëjnë interesante këtë festë, ku ata që e festojnë kërkojnë që viti i ardhshëm të jetë edhe me më shumë bereqet se ai që po lihet pas.

Për komunitetit rom në Shqipëri kjo është festa më e rëndësishme e vitit, pasi nga ajo do të varet edhe viti pasardhës.

Prandaj ekipi i “Piranjave” ka zgjedhur të kalojnë një ditë-natë me anëtarët e këtij komuniteti për të sjellë këtë festë aq të bukur dhe të veçantë, që pakkush e njeh në Shqipëri.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Lexo me shume