Gonzalo Higuain zhvilloi mëngjesin e sotëm ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. Inter Miami u mposht 3-0 nga Neë York City në sfidën e raundit të 1/8-ve në MLS, ndërkohë që “El Pipita” nuk i mbajti dot lotët dhe u shfaq shumë i emocionuar në fund të ndeshjes.
“Ëndrra mbaroi, tani fillon një jetë tjetër. 17 vite e gjysmë karrierë, iku gjysma e jetës time. Më kaluan në mendje gjithë imazhet nga e gjithë karriera ime. Po largohem shumë i lumtur, sepse kam dhënë gjithçka nga vetja.
Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi sulmuesi i njohur argjentinas pas përfundimit të duelit të fundit në karrierë. 34-vjeçari shënoi 335 gola në total, teksa fitoi trofe me Realin, Napolin, Juventusin, Chelsea, ndërkohë që me kombëtaren e Argjentinës u shpall nënkampion bote në Kupën e Botës Brazil 2014.
“Një shoku im i skuadrës më thoshte gjithmonë se duhet të tërhiqesh ti nga futbolli dhe jo futbolli nga ti. ‘Duhet të ndalosh kur të jesh ende në formë’, insistonte ai”, deklaroi goledori disa ditë më parë kur lajmëroi fundin e karrierës së tij fantastike.
br> br>Lexo me shume