Në raundin e pestë të Conference League, Fiorentina fiton me përmbysje 2-1 ndaj Istanbul Basaksehir. Në Franchi, ndeshja u zhbllokua në minutën e 14-të me golin e Aleksic, falë gabimit të Gollini në dalje. Fiorentina reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Në minutën e 26-të erdhi barazimi me Jovic, që në të 62 fiksoi dygolëshin personal. Italiano blindoi vendin e dytë dhe siguroi kështu kalimin në raundin tjetër.
Fiorentina përmbys turqit, fiton dhe kualifikohet. Nuk do të jetë e lehtë të synojë vendin e parë gjithësesi. Duhet një rezultat më i mirë në Riga, në raport me atë që Basaksehir do të marrë në shtëpi kundër Hearts. Por duke marrë parasysh se si filloi grupi, Fiorentina mund të jetë e kënaqur. Deciziv Jovic, autor i një dygolëshi që përmbysi golin fillestar të Aleksic.
Në ndeshjet e tjera, Anderlecht e FCSB ndanë pikët në 2-2 e Grupit B. Po barazim u ndanë edhe dy sfidat e Grupit C. Austria Vien nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Lech Poznan, ndërsa Villareal u ndal në 2-2 nga Beer Sheva. Surprizë humbja e Partizanit të Beogradit 2-1 në Nice për Grupin D, ndërsa Alkmaar fiksoi suksesin e vetëm të skuadrave udhëtuese. Holandezët mposhtën 1-2 Vaduz për Grupin E.
Lexo më tej: Video/ Fiorentina turpërohet në Stamboll: surpriza në Conference League
Europa Conference League Group A
Fiorentina 2-1 Istanbul Basaksehir
Europa Conference League Group B
Anderlecht 2-2 FCSB
Europa Conference League Group C
Austria Wien 1-1 Lech Poznan
Villarreal 2-2 Hapoel Beer Sheva
Europa Conference League Group D
Nice 2-1 Partizan Beograd
Europa Conference League Group E
FC Vaduz 1-2 AZ Alkmaar
br> br>Lexo me shume