Video/ Forcat speciale të Honduras përplasen në stadium gjatë zbritjes ceremoniale me parashutë, një mbetet varur në çati (fotot)

Një performancë me parashuta e forcave speciale të Honduras ka shkuar fatkeqësisht keq teksa gjatë tentativës së uljes në stadium era i nxorri jashtë kursi duke përplasur disa në një tualet, e duke lënë një tjerë të varur në çatinë e impjantit.

Kaosi u shpalos gjatë celebrimeve të Ditës së 201 të Pavarësisë së Honduras teksa rreth ‘ 40 trupa u lëshuan nga helikopterë në 2000 metra lartësi për të zbritur para turmave që brohorisnin  në stadiumin José-de-la-Paz-Herrera në qytetin e Tegucigalpa.
Por erërat e forta prishën planin e ushtarakëve duke i larguar ata jashtë kursi teksa për fat të mirë aksidenti nuk përfundoi në tragjedi.

Video të incidentit tregojnë zbritjen e shpejtë triumfatore por katër parashutistë humbasin njëherësh kontrollin, çka soli një seri incidentesh të dhimbshme por dhe komike, njëri  pas tjetrit.
Një prej parashutistëve bie mes orkestrës që marshon në fushë, ndërsa një tjetër ngec me parashutën e tij në çatinë e stadiumit dhe më pas bie mes turmës.

Grupi i ushtarakëve kishin praktikuar prej disa javësh zbritjen në përgatitje të festave të pavarësisë së vendit latin nga Spanja.
Një nga ushtarakët, Zavala Avilez, tha se ishte i lumtur me eksperiencën në grupin e zgjedhur të parashutistëve.
“Jam shumë i lumtur që po i sjell gëzim popullit të vendit tim të bukur”, tha ai para turmave.
Vendi fitoi pavarësinë nga Spanja në 1821 dhe feston ditën prej atëherë diten me banda muzikore, balona fluturuese dhe këngë historike e kulturore hondurase.

FOTO GALERI
1/5

Një performancë me parashuta e forcave speciale të Honduras ka shkuar fatkeqësisht keq teksa gjatë tentativës së uljes në stadium era i nxorri jashtë kursi

Top ChannelLexo me shume