VIDEO/ Granada “shkatërron” Gijon, Uzuni dhuron asist dhe realizon dy super gola

Myrto Uzuni është kthyer në emrin më të diskutuar të La Liga 2, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të këtij kampionati, ndërsa në 9 ndeshje ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Sulmuesi shqiptar luajti për plot 65 minuta dhe ishte protagonist absolut në takimin e javës së 10 të La Liga 2 për Granada-n, që fitoi me 5 gola ndaj Gijon në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Në minutën e 6’ Uzuni i dhuroi një super asist Puertas, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke zhbllokuar rezultatin. Më pas në minutën e 27’ sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Në pjesën e dytë vendasit do të realizonin edhe 3 gola të tjerë. Uzuni realizoi dopietë personale dhe golin e tretë për ekipin e tij me një perlë të vërtetë në minutën e 50’. Teksa në minutën e 61’ ishte Callejon ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe realizoi golin e katërt për Granada-n.

Trajneri Karanka vendosi që ta nxirrte Uzunin në minutën e 65’ nga fusha e lojës, vendim që u duk se u mor nga tekniku spanjoll për të mos e sforcuar më tej shqiptarin, duke qenë se kishte dominim absolut të sfidës.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 85’ me Perea që shënoi golin e pestë për vendasit.

Pas javës së 10-të Granada ngjitet në vend të pestë me 17 pikë, teksa Gijon zbret në vend të nëntë me 15 pikë.

Ndërsa në minutën e 27’ sulmuesi “kuqezi” realizoi një super gol me kokë.

Çfarë perle realizon Uzuni në minutën e 50′! Shqiptari “çmend” tifozët në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

 

Lexo me shume