VIDEO/ I riu nga Kosova përlot jurinë në audicionet e “American Idol”

Një i ri nga Kosova, i cili jeton në Brooklyn ka surprizuar jurinë e “American Idol” me zërin e tij.
Ai preku të gjithë me historinë e tij ku shprehu se talentin e ka marr nga mamaja e tij, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte shtatzënë dhe më pas u diagnostifikua me sklerozë.
“Më theu zemrën, u kujdesa për të. Ndonjëherë ajo qante në shpatullat e mia dhe nuk donte të fliste me asnjë. Prandaj e bëj gjithë këtë. E bëj për mamin, sepse nuk pati mundësinë ta plotësonte ëndrrën e saj, kështu që unë po e bëj për ne të dy”, tha ai.
I riu jeton në Brooklin dhe punon në një restorant. Në “American Idol”, këndoi këngën “Heal” nga Tom Odell dhe u shpreh se ai mund të arrijë të këndojë çdo këngë.
Kim kaloi në fazën tjetër, ku juria i kërkoi të telefonte nënën e tij për t’i dhënë lajmin. Ai e telefonin dhe i thotë se ku ndodhet. Madje juria i ka kërkuar që të këndojë dhe një këngë në shqip për nënën e tij, ndërkohë që ajo e ndiqte nga telefoni. Kim vendosi të këndojë këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, performim nga të cili juria mbeti “me gojë hapur”.
Kim bëri shqiponjën me dy duar dhe shprehet se është krenar për endin nga vjen.

Burimi