VIDEO/ Inter siguron 3 pikët përballë Salernitanës, ka minuta edhe për Asllanin

Inter e mbylli me fitoren ndeshjen e javës së 10-të të Seria A përballë Salernitanës. Skuadra e Inzaghit siguroi 3 pikët, në fitoren 2-0.

“Zikaltërit” dominuan të gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin në minutën e 14’ me Martinez që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Barella.

Ndërsa në minutën e 58’ i asistuar nga Calhanoglu ishte Barella ai i cili shënoi për vendasit dhe vulosi rezultatin e kësaj ndeshje.

Kristjan Asllani u fut në fushën e lojës në minutën e 72’ në vend të Mkhitaryan, por pa mundur të bënte ndonjë ndryshim të madh.

Pas kësaj ndeshje Inter ngjitet në vend të 7 me 18 pikë, teksa Salerniata renditet në vend të 12-të me 10 pikë.

Lexo me shume