Video/ Katy Perry habit fansat teksa ‘nuk mban dot hapur’ kapakun e syrit në koncert, disa e quajnë ‘robot’ (fotot)

Katy Perry ka pësuar një ‘problem të vogël teknik’ në koncertin e fundit çka ka bërë që fansat e shqetësuar të këngëtares të thonë se mund të ishte një klon ose robot ne vend te kengetares.

Gjatë performancës së saj në fundjavë në Las Vegas, Perry dukej se nuk mbante dot hapur kapakun e syrit të saj të djathtë, i cili lëvizte jashtë kontrolli duke shkaktuar të qeshura te fansat.
Në një moment ajo mban dorën në anë të kokës sikur përpiqej të mbante hapur kapakun e syrit që ‘i binte’.

Më në fund këngëtarja arrite të ngrinte atë dhe vazhdoi performancën e saj, duke arritur t’i mbante të dy sytë hapur për disa momente.
Më pas ajo i përplasi sytë, duke nxitur pjesëmarrësit të brohorisnin.

Shfaqja e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr reagime nga më të ndryshmet, si ato të zbavitjes, talljes apo shqetësimit.
“Klonit të saj po i lëvizte syri, është e frikshme,” shkruante një person në TikTok. “Roboti i Katy Perry nuk funksionoka mirë”.
Një tjetër shkruante: “Kjo dreq qenka një robot, e dinim … Katy parry është një robot hahaha”.
Një tjetër jepte opinionin: “Sado e çuditshem të ishte ajo puna e syrit, gjithashtu është fakti që ajo bënte sikur ishte gjithçka normale dhe vijoi me shfaqjen”.

FOTO GALERI
1/3

Perry dukej se nuk mbante dot hapur kapakun e syrit të saj të djathtë, i cili lëvizte jashtë kontrolli

Top ChannelLexo me shume