VIDEO/ “Kush është?”, Naim Abazi si Edi Rama, i mbyll sytë Mihrijes në dasmë

Mihrija Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Së fundmi, çifti nga Kosova kanë marrë pjesë në një dasmë, ku nuk kanë munguar momentet humoristike. Ata kanë “rikrijuar” momentin epik kur Edi Rama i mbylli sytë Albin Kurtit në Berlin, veprim që u bë menjëherë viral.

Teksa Mihrija po jepte një intervistë për mediat në Kosovë, partneri i saj Naimi i mbylli sytë. Të njëjtën gjë bën dhe Mihrija teksa bashkëshorti i saj është ulur në karrige. Sigurisht, ky veprim humoristik ka marrë vëmendje të madhe dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.

/abcnews.al

Lexo me shume