Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme takime me qytetarët e Gjirokastrës.
Gjatë takimeve me banorët atje, Rama diskutoi edhe me minoritetin grek në Dropull, ku i dërgoi një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis nëpërmjet një video.
Pak greqisht dhe pak anglisht Rama përshëndeti kryeministrin grek, duke e pyetur si është: Kyriakos kala ise.
Më pas Rama i tha se është në Dropull me qytetarët e minoritetit grek dhe se të gjithë shqiptarë grekë janë vëllezër e motra me njeri tjetrin.
Por mesazhi Ramës nuk është pritur mirë nga Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA, i cili ka reaguar ashpër shkruar në një deklaratë se fjalët e Ramës janë nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek.
OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.
br> br>Lexo me shume