VIDEO/ Liverpool tërmet 7-ballësh në Skoci, Bayerni “stërvitore” ndaj Plzenit, “ok” Tottenhami dhe Marseja

Victoria Plzen – Bayern Mynih 2-4

2-4 fitoi Bayerni i Mynihut (kryeson me pikë të plota grupin) në fushën Victoria Plzenit. Mane, Muller dhe dy herë Goretzka e mbyllën praktikisht ndeshjen brenda 35 minutave, ndërsa në pjesën e dytë vendësit shënuan dy gola që vlejtën për statistikë.

Tottenham – Eintracht Frankfurt 3-1

Tottenhami i Contes bëri detyrën përballë Eintrachtit të Frankfurtit, të cilit iu imponua 3-2 me dy gola të Son dhe një të Harry Kane. Sulmuesi i Anglisë humbi një 11-metërsh në shtesë, ndërkohë për ekipin gjerman realizuan Kamada dhe Alidou.

Rangers – Liverpool 1-7

Tërmet 7-ballësh i Liverpoolit në fushën e Rangers. Edhe pse vendësit shënuan të parët me “Anfield”, skuadra e Jurgen Kloppit realizoi shtatë gola të njëpasnjëshëm  të shënuar nga Firmino (dygolësh), Nunez, Salah (tregolësh) dhe Elliot.

Xavi Alonso debuton me humbje në Champions, teksa Bayer Leverkuseni u mposht 0-3 nga Porto. Për miqtë shënuan Galeno dhe dy herë Taremi.

Sportingu i Lisbonës dështoi të merrte pikë në shtëpi përballë Marsejës, që triumfoi 0-2 falë golave të shënuar nga Guendouzi dhe Sanchez.

Lexo me shume